Parlamenti Europian sot diskuton për MSA-në me Kosovën

Parlamenti Europian do të debatojë sot për Marrëveshjen për Stabilizim- Asocim (MSA) ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës, ndërsa një votim për këtë marrëveshje pritet të mbahet nesër në mesditë.

Në këtë debat do të prezantohet një raport rreth kësaj marrëveshjeje, e para e cila e vë Kosovën në marrëdhënie kontraktuale me BE-në

Kosova e ka nënshkruar MSA-në më 27 tetor të vitit të kaluar në Bruksel. Në emër të Kosovës, nënshkrimin e kanë vënë kryeministri Isa Mustafa dhe ministri për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, ndërsa nga ana e BE-së nënshkruan Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button