Dy policë shqiptarë rrihen mes vete

Dy zyrtarë policorë janë rrahur në mes vete në oborrin e stacionit policor qendra në Prishtinë.

Burime të lajmi.net brenda Policisë, kanë bërë të ditur se njëri nga zyrtarët policor e ka goditur tjetrin me shuplakë, ngjarje kjo që thuhet të ketë ndodhur gjatë javës së kaluar. Në zënkën mes zyrtarëve me iniciale E.A dhe N.B, emra këta të njohur për redaksinë, menjëherë ka ndërhyrë edhe rreshteri, që ishte përgjegjës i tyre.
Sipas po të njëjtave burimeve, personat në fjalë punojnë në stacionin policor Obiliq ndërsa janë në togun rezervë në kuadër te DRP- së apo Drejtoria Rajonale Prishtinë. Besohet se togeri përgjegjës i të gjitha togjeve në DRP ka kërkuar inicimin e lëndës.
Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e inspektoratit të Policisë, Arbër Beka, për ta konfirmuar nëse ka pasur ndonjë ankesë për rastin në fjalë.
Ai tha për lajmi.net se nuk është në dijeni nëse ka ndodhur ose jo diçka e tillë, por pranoi se gjatë ditës së nesërme do ta konfirmojë atë.
“Nuk jam në dijeni nëse ka ndodhur ky rast. Megjithatë do të kontrollojë në bazën e të dhënave dhe më pas do ta konfirmojë nëse ka ndodhur ky rast”, tha zëdhënësi i inspektoratit, Arbër Beka./lajmi.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button