Lordi Robertson: Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian
Ish-sekretari i NATO-së Lordi George Robertson bashkë me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi kanë bërë homzha tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Poklek të Drenasit.
“T’i kujtojmë ata që dhanë jetën për liri dhe t’i kthejmë sytë nga e ardhmja e këtij shteti, që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai.
Robertson gjatë qëndrimit në Poklek nderoi viktimat e masakrës që ndodhi në këtë fshat më 17 prill të vitit 1999 ku forcat serbe patën vrarë 53 persona, shumica e të cilëve gra, pleq dhe fëmijë, njofton Klan Kosova.
Nga ana e tij ministri i jashtëm , Hashim Thaçi deklaroi se Kosova dhe populli i saj janë falenderues për kontributin që ka dhënë Robertson për Kosovën.