Snoop Dogg me reagim të ashpër për çmimet Oscar, ja se çfarë thotë ai

Me sa duket i gjithë komuniteti i personave të famshëm me ngjyrë janë çmendur se si filmat të bërë nga njerëzit me ngjyrë janë përjashtuar nga lista e çmimeve Oscar.

Reperi Snoop Dogg e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të shprehur dëshprimin e tij për këtë çështje, transmeton Kan Kosova.

Ai ka përdorë fjalë shumë të pista në videon e tij, mirëpo mes të tjerash ai thotë:

“Dikush më ka pyetur nëse do e shikoja Oscarin.. e me siguri që jo. Përse do e shikoja atë plehër”, është shprehur mes të tjerash Snoop Dog.

Ky reagim i tij erdhi pasi që aktorja Jada Pinkett Smith dhe producenti Spike Lee, kanë deklaruar se do të bojkotojnë eventin për shkak të diskriminimit të filmave të bëra nga njerëzit me “ngjyrë”.

Gjithashtu edhe moderatori Chris Rock është shprehur në Twitter kundër nominimeve në Oscar.

“Çmimet e të bardhëve”, ka shkruar Rock në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button