Kryeministri britanik nuk mbështet ndalesën franceze për mbulesën e fytyrës

Sipas artikullit të publikuar nga Independent kryeministri i Britanisë së Madhe ka deklaruar se në Britani të Madhe secili gëzon lirinë e jetës, që dmth se gjithkush ka të drejtë të jetojë e të vishet ashtu siç dëshiron. David Cameron u jep të drejtë autoriteteve në rastin kur identifikimi i fytyrës së njerëzve është e domosdoshme. Megjithatë ai nuk mbështet politikat franceze të ndalimit të mbulesës së fytyrës – perçeve.

“Mendoj se në vendin tonë njerëzit duhet të jenë të lirë të vishen ashtu siç duan, pa asnjë pengesë, të jetojnë ashtu siç dëshirojnë.”- deklaroi Cameron.

“Kur komunikon me ndonjë institucion, ose je në gjyq, ose nëse ke nevojë të shohësh fytyrën e dikuj në kufi, atëherë unë do t’i mbështes autoritetet dhe institucionet, që kanë miratuar rregulla të duhura dhe të ndjeshme.”- tha Cameron.

I pyetur rreth ndalesës që në Francë është vendosur për perçet ai tha: “Kur jemi te ndalesa franceze për një veshje të caktuar, nuk mendoj se kjo është mënyra se si ne i bëjmë gjërat në këtë vend dhe nuk mendoj se kjo do të ndihmojë.”

Franca, e banuar nga rreth pesë milionë myslimanë, ishte vendi i parë evropian që ndaloi përdorimin publik të perçeve, si mbulesë për tërë trupin edhe mbulesë e fytyrës, përveç syve, në vitin 2011. Franca e bëri të paligjshme për këdo që të mbulojë fytyrën në vende publike./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button