Rashkovski: Nëse ka vullnet, nuk është shumë i komplikuar pastrimi i listave zgjedhore

Në rast se viteve të kaluara, të ishte bërë pastrimi i listës zgjedhore, në mënyrë të vazhdueshme, ai deri tani do të ishte i pastruar dhe sot nuk do të kishim probleme të këtilla, tha profesori universitar Dragi Rashkovski në emisionin “10 Minuta”.

Si shembull e mori Anglinë, ku zbatohet koncepti i kontrollit të listave që shpallen publikisht, dhe ku çdo qytetar që konsideron se ndonjë person nuk duhet të gjendet aty, ka të drejtë atë ta paraqesë. Me personat e vdekur, problemi mund të zgjidhet me fotokopjimin e letërnjoftimit gjatë votimit.

“Mashtrimet me personat e vdekur mund të zgjidhen shumë lehtë. Në ditën e votimit, personave që vijnë për të votuar, t’u fotokopjohet letërnjoftimi. Bashkë me materialin e votimit, të jepen edhe kopje të letërnjoftimit. Propozimi është që në listën zgjedhore të qëndrojë emri dhe mbiemri, adresa e banimit, numri i amzës dhe fotografia, qoftë ajo e letërnjoftimit apo e pasaportës”, tha Dragi Rashkovski.

Rashkovski tha se, nëse ekziston vullnet, shumë lehtë mund të zgjidhet edhe çështja e votuesve nga Pusteci. Mjafton vetëm të kontrollohet se nga cila xhirollogari bankare është kryer pagesa për lëshimin e dokumenteve, shprehet Rashkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button