Ortek në alpet franceze, pesë të vdekur

Një ortek në Alpet Franceze ka marrë me vete një njësit të ushtrisë që ishin duke u trajnuar, duke lënë kështu të vdekur pesë ushtarë dhe disa të lënduar.

Ligjvënësi Julien Aubert ka konfirmuar vdekjen në televizionin BFM, duke thënë se ushtarët ishin duke trajnuar jashtë piste në Valfrejus në rajonin  e Savojës, transmeton arbresh.info.

Grupi prej 50 burrave ishin duke skijuar në një lartësi prej 2,000 metrave.

Rreziku nga orteku ka qenë i lartë në rajon, kur borë e freskët ka rënë ditëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button