Bllokadë dhe protesta në 8-vjetorin e Pavarësisë

Procese të vështira e presin Kosovën brenda qarkut njëmujor, kur edhe festohet përvjetori i tetë i Pavarësisë së shtetit.

Madje analistët parashohin përkeqësim të situatës nëse vazhdojnë tensionet aktuale mes Qeverisë dhe opozitës, shkruan sot Koha Ditore.

Zgjedhja e presidentit mes bllokadës në Kuvend dhe protestave të opozitës dhe dialogu me Serbinë po shihen si çështje me të cilat do të përballet Kosova deri më datë 17 shkurt.

Si arsyeja e vetme për festë në përvjetorin e tetë të Pavarësisë do të ishte rekomandimi eventual i Brukselit që Kosovës t’i hiqen vizat. Me gjithë pritjet se aktgjykimi i Kushtetueses mbi parimet e Asociacionit do të ndikojë në kthimin e normalitetit, kjo nuk ndodhi.

Qeveria refuzon ta hedhë poshtë marrëveshjen e 25 gushtit, duke premtuar se frymën e Kushtetutës do ta rikthejë me Dekretin qeveritar dhe Statutin e Asociacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button