Neutraliteti bazë për profesionalizëm

[Recension: “Thaçi nesër do të betohet se asnjëherë nuk i ka tradhtuar shqiptarët dhe nuk është “puthadorës” i maqedonasve”]

Gazetari asnjëherë nuk guxon të flasë për persona në bazë të paragjykimeve dhe stereotipeve. Ai duhet të jetë i matur dhe neutral. I mbetet opinionit ta vlerësojë produktin gazetaresk dhe mesazhin që jepet nëpërmes tekstit.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: Thaçi nesër do të betohet se asnjëherë nuk i ka tradhtuar shqiptarët dhe nuk është “puthadorës” i maqedonasve

Data dhe koha e publikimit: 06.01.2016

Data e recensionit: 18.01.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Ky tekst, informon se kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, do të jetë mysafir në një emision televiziv. Sipas titullit, Thaçi gjatë emisionit “do të betohet se asnjëherë nuk i ka tradhtuar shqiptarët dhe nuk është “puthadorës” i maqedonasve”. Nga e di autori këtë? Nuk e sqaron dhe me gjasë nuk do të jetë kështu sepse është absurd të parashikohet diçka e këtillë nga autori pa pasur burime. Ai jep vetëm komente dhe konkluzione të panevojshme se për çfarë do të flasë lideri i PDSH-së në atë emision.

“Thaçi pritet të flet edhe për marrëdhëniet e tij me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov, poashtu edhe për raportet me Kryeministrin Nikolla Gruevski. Ende është e paqartë se cili është qëndrimi i Thaçit për aferën e përgjimeve pasi për këtë aferë ai akuzon vetëm bashkëpunëtorët e Branko Cërvenskovskit, por assesi nuk merr guxim që të kritikon Gruevskin. Nga ana tjetër Thaçi duhet të jep sqarime se si është e mundur që PDSH-ja të qëndrojë me vite jashtë qeverisë, të jetë e financuar mire dhe një pjesë e madhe e bashkëpunëtorëve të tij të kenë ndikim të madh në shtetë.”

Se çfarë pritet të flasë një funksionar politik në një takim të caktuar, theksohet vetëm gjatë takimeve protokollare me agjendë dhe tema të caktuara. Por në këtë rast, autori parashtron të gjitha pyetjet që do të kishte dashur vetë të ja parashtronte liderit të PDSH-së dhe gjërat për të cilat autori vlerëson se është e nevojshme ai të flasë.

Se tendenca e gazetarit është për të ngritur akuza ndaj kreut të PDSH-së dhe jo për ta paralajmëruar emisionin ku do të jetë mysafir, vërehet edhe në fragmentet tjera në tekst.

“Rasti me “Interprometin”, një firmë gjigante që kushton mbi 200 milion euro thuhet se është e menaxhuar nga Thaçi, por deri më tani organet e hetuesisë asnjëherë nuk ndërmorën masa konkrete sesi është e mundur që një firmë shtetërore të privatizohet dhe të bëhet pronë e familjes Thaçi.”

Në interes të përgjithshëm është hetimi i dilemave në lidhje me korrupsionin, por jo duke hedhur akuzua pa bazë për dikë. Çështja më qenësore e gazetarisë është verifikimi i fakteve, gazetari duhet ta vërtetojë atë se çfarë thuhet.

“Nëse gazetari vlerëson se informacioni i paprovuar është me interes publik, është i obliguar ta publikojë, por duke saktësuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.” – shkruan Kodi i gazetarëve.

Kur gazetari shpreh akuza ose dyshime, e ka obligim t’i japë të drejtë shenjestrëes së tij, për t’u sqaruar rreth dyshimeve dhe akuzave të ngritura në adresë të tij. Kështu duke krijuar hapësirë , media duhet të jetë platformë për debat publik, mbështetur në fakte dhe jo mbi paragjykime dhe hipoteza.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button