Policia kap arsenal armësh në Drenicë

Një arsenal armësh është sekuestruar gjatë një operacioni policor të bërë mëngjesin e sotëm. Ka qenë policia e Kosovës, që gjatë një aksioni në zonën e Drenicës, ka sekuestruar një sërë armësh të kalibrave të mëdha.

“Policia pas bastisjeve në tri lokacione, 2 në Llapushnik dhe një në Koreticë e Lartë, ka gjetur armë automatike dhe municione tjera, fishekë të kalibrave të ndryshëm. Policia ka ngritur dyshime se municion dhe mjete shperthyse mund të ketë edhe në fshatin Koreticë e Epërme”,- ka thënë Driton Morina, komandant i stacionit policor të Drenasit.

Ai ka thënë se, ndër tjera janë gjetur 11 armë atutomatike, 25 mina antitank dhe 4000 gram materie shpërthyese tritol”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button