Han: Kisha dashur vendim konsensual nga të gjitha partitë për mbajtjen e zgjedhjeve

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, nëpërmjet një kumtese është deklaruar për vendimin që të ketë zgjedhje më 24 prill të vitit 2016, pas dorëheqjes së kryeministrit në Parlament, njofton Portalb.

“E dëgjova vendimin që u soll sot për zgjedhje të parakohshme parlamentare sipas Marrëveshjes së Përzhinos. Ashtu siç kam thënë, më shumë do të kisha dashur vendim konsensual nga të gjitha partitë. Tani është e rëndësishme që të gjitha partitë dhe aktorët institucional të vendit të bëjnë çfarëdo që kanë mundësi, që të mundësojnë zgjedhje fer sipas standardeve demokratike. Që të bëhet kjo, menjëherë duhet që të përshpejtohen punët, sidomos rreth çështjes së Listës zgjedhore. Edhe përskaj të mosmarrëveshjes, të gjendet një zgjidhje për ditën e zgjedhjeve, pres që partitë politike të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe të qëndrojnë pas premtimeve të tyre në kornizë të marrëveshjes së qershorit dhe korrikut duke i përfshirë edhe reformat prioritare”, shkruhet në deklaratën e eurokomesarit Han. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button