Studim: Pse krundet bëjnë mirë për zorrët

Një studim i fundit tregon se krundet mund të shkaktojnë fryerje stomaku dhe gazra, por kjo është një shenjë e mirë për shëndetin e zorrëve, sipas shkencëtarëve.

Njerëzit që konsumojnë drithra me përmbajtje krundesh shkojnë në tualet më shpesh dhe më thjeshtë, në krahasim me ata që konsumojnë drithra të zakonshme, këta të fundit shpesh ndihen më të fryrë dhe më të lodhur.

Ky rezultat ka dalë nga një studim i fundit i bërë nga një grup shkencëtarësh danez, të cilët kanë analizuar dy grupime njerëzish, në lidhje me konsumin e krundeve në dietat e tyre ushqimore.

Sipas “Daily Mail”, studiuesit kanë vënë re që grupi, i cili përfshinte rregullisht në regjimin e tyre ushqimor, produkte me krunde, si buka, makaronat, orizi, etj, kishin një rezualtat më të mirë në tretje. Këta individë vërtet kishin edhe efektin e gazrave, por për mjekët kjo është një shenjë e mirë, që ju po ushqeheni shëndetshëm.

Studimet e mëparshme kanë treguar se drithërat mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të diabetit dhe ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button