Rruga Kodra e Diellit-Tetovë e kalueshme për të gjitha automjetet

Ndërpritet ndalesa e vendosur për automjetet e rënda transportuese dhe autobusët në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit.

Ndërpritet ndalesa e vendosur për automjetet e rënda transportuese dhe autobusët në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit, e cila ishte vendosur më 16 janar të vitit 2016 në orën 9:00, informojnë nga LAMM.

Për shkak të erës së fuqishme veriore në akset rrugore Shtip-Koçan, dega Shtip-Radovish dhe Shën Nikollë-Kumanovë, në disa vende ka paraqitje të borës në rrugë.

Ekipet kujdestarë të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe punojnë në pastrimin e rrugëve.

“Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës, e cila mbetet në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”, theksohet në kumtesën e LAMM.

Reshje të borës me intensitet të dobët vërehet në Kriva Pallankë, Gostivar, Mavrovë, Kulla, në qafën malore Strazhë dhe në vendkalimin kufitar Bllacë.

Nga LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshme në vozitje, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes të veçantë, është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button