Ali Ahmeti: Shteti nuk mund të mbetet peng i interesave partiake

Ali Ahmeti përmes rrjetit social fejsbuk ka shprehur qëndrimin e tij për zhvillimet e fundit politike.

“Komisionerit Hahn, ca ditë më parë, i thash se është interes shtetëror që kriza të përfundoj menjëherë sepse qytetarët dhe shteti nuk mund të mbesin peng i interesave të ngushta grupore ose partiake, por përkundrazi, në rradhë të parë duhet të vihen interesat shtetëror. Vëmendja e Brukselit dhe Washingtonit është në Shkup andaj dhe nuk ka asnjë hapësirë për hamendësime tek palët e përfshira në proces”, shkruan ai në fejsbuk.

Ndryshe, komisioneri Han kërkoi nga të gjithë liderët, konfirmim të angazhimit të tyre për të vazhduar përmbushjen e zbatimit të marrëveshjes politike të qershor/korrikut, si dhe reformat prioritare.

Për momentin në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos po mbahen takime për ta definuar datën e saktë të zgjedhjeve./Portalb

Komisionerit Hahn, ca ditë më parë, i thash se është interes shtetëror që kriza të përfundoj menjëherë sepse qytetarët…

Posted by Ali Ahmeti on Monday, January 18, 2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button