Berat Jakupi kërkon triumf në Paris

Të martën (19 Janar 2016), Berat Jakupi do të niset për të sfiduar veten në garën më të fuqishme në sportin e karatesë “Premier League Karate 1 Paris Open 2016”, që do të zhvillohet nga 22 deri më 24 janar 2016. Në këtë event pjesëmarrjen e kanë konfirmuar më shumë se një mijë garues.

Berat Jakupi është i vetmi pjesëmarrës nga Maqedonia dhe përfaqëson Klubin e Karatesë Asiart nga Gostivari.

Një ditë para nisje për në Paris, Berat Jakupi është prononcuar për Portalb, duke thënë se do të kërkojë të arrijë më të mirën.

“Gara është shumë e fortë, është një ndër më të fortat në nivel botëror, ku janë paraqitur gati të gjithë karateistët më të mirë të botës. Nga përvoja që kam në të gjitha garat dhe në të gjitha periudhat përgatitore, momentalisht ndjehem tepër i përgatitur në aspektin fizik dhe besoj që mund të triumfojë me medalje në këtë kampionat dhe të tregojë atë të cilën se kam treguar deri më sot”, deklaroi karatesiti Jakupi.

Paraqitjen e parë Jakupi e ka me 23 Janar (e shtunë) në kategorinë – 84 kg, ku ka për konkurrent 98 garues. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button