Stresi – shkaktar i infarktit

Një studim i profesorëve nga universiteti “Binghamton” ka treguar se situatat stresuese në jetën e përditshme mund të jenë shkaktar i infarktit te njerëzit.

Ekspertët amerikanë kanë shpjeguar se në çastet e shokut befasues apo stresit intensiv, lirohen hormone të cilat lëvizin pllakën e ngjitur në arteriet e gjakut. Më pas, kjo pllakë hyn në qarkullim dhe mund të mbyllë enët e gjakut duke sjellë deri tek infarkti i zemrës.

“Infarkti i zemrës dhe i trurit shpesh ndodh menjëherë pas ndonjë ndodhie që shkakton prodhimin e shtuar të hormoneve katekolamine. Këto ndodhi më shpesh janë shoku, ngarkesa ekstreme dhe stresi i madh”, ka deklaruar profesor David Davies nga universiteti i “Binghamton”.

Ndryshe, me këto sëmundje janë më të goditura vendet e zhvilluara, sidomos SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button