Minsitrja Remenski paralajëmron padi ndaj udhëheqësve të Fondit Pensional

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski dërgoi edhe një paralajmërim për drejtorët e Fondit Pensional Invalidor të Maqedonisë (FPIM). Remenski i kujtoi se mund të marrin kundërvajtje apo edhe kallëzim penal, sepse nuk i japin dokumentet e nevojshme me të cilat do të mund të shihen arsyet për borxhet të shkaktuara ndaj fondeve pensionale private.

“Ne si Ministri që bën mbikëqyrjen e Fondit pensional dhe invalidor në disponim kemi edhe masa ligjore për ngritjen e kundërvajtjeve penale ndaj përgjegjësve të FPIM dhe mund të ngritët edhe padi penale për pengimin e mbikëqyrjes. Për momentin nuk dua të spekuloj dhe të paragjykoj ngritjen e kallëzimit penal dhe përgjegjësisë penale, sepse besoj se ushtruesi i detyrës, drejtor i FPIM do ta kuptojë seriozitetin e kërkesës dhe për interesin e përbashkët do t’i dorëzojë informatat plotësuese që të mos kalojmë në shqiptimin e sanksioneve”, u shpreh Frosina Remenski, ministre e punës dhe politikës sociale.

Ministria e punës dhe politikës sociale tashmë dy javë nuk ka qasje në dokumentacionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button