Vanhojte me porosi të prerë për partitë politike

Ndërmjetësi belg në bisedimet e grupeve të punës të partive politike, Piter Vanhojte doli me porosi të prerë për partitë politike, që janë pjesë e negociatave për dalje nga kriza e thellë. Vanhojte i ka përcjellë mesazhin palëve se mediat nuk duhet të pengohen në kryerjen e punës së tyre, raporton Alsat-M.

Ai ka kërkuar që politika të mbajë larg duart nga mediat, për të cilat ka thënë se duhet të jenë kritike dhe të pavarura.

“Politikanët duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se duhet t’i heqin duart nga mediat. Ato meritojnë të jenë kritike dhe të pavarura dhe kjo është vija e kuqe përfundimtare. Edhe pse sot nuk diskutuam shumë mbi mediat, zakonisht bisedat e tilla janë të gjata dhe mund të them se në përgjithësi ka marrëveshje mes disa partive politike. Vetëm partitë në pushtet e kanë të rëndë ndonjëherë ta kuptojnë se, Po duhet ta plotësojmë ligjin dhe Po nevojitet që të përmirësohet gjendja e mediave”, tha Piter Vanhojte, negociator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button