Irani feston heqjen e sanksioneve pas marrëveshjes për armët bërthamore

Iranianët e kanë përshëndetur fundin e një dekade snaksionesh financiare pas impelmentimit të marrëveshjes për armët bërthamore, njofton Opinion.

Presidenti Hassan Rouhani hapi një faqe të artë në historinë e vendit duke e kthyer vëmendjen tek ekonomia, duke premtuar më shumë stabilitet përpatra parlamentit.

“Ne duhet ta përdorim këtë mundësi për rritjen dhe zhvillimin e vendit si dhe për mirëqenien e qytetarëve e stabilitetin në rajon”, ka pohuar  Rouhani për parlamentarët iranianë.

Sanksionet ndaj Iranit u hoqën të shtunën pas konfirmimit nga Agjencia Atomike e Teheranit për aplikimin e marrëveshjes nukleare, ndërkohë që skansionet ekonomike të deritanishme, të paktën vetëm nga moseksportimi i naftës i kanë kushtuar vendit çdo muaj, 4- 8 miliardë dollarë, sipas BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button