Këshilli Opozitar nuk do të merr pjesë në zgjedhje që nuk ofrojnë zgjidhje

Këshilli Opozitar e njofton publikun se nëse për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk sigurohen kushte që ato të jenë të lira dhe që votuesit t’i zgjedhin përfaqësuesit e vet e jo partia t’i zgjedhë votuesit dhe nëse edhe zgjedhjet e ardhme do jenë si të gjitha të deritanishmet, në të cilat të vdekurit votonin për politikanët kriminelë, që e përcaktonin fatin e neve të gjallëve dhe që e zhytën shtetin në këtë krizë politike shqiptarët nuk do të duhej të merrnin pjesë.

Nëse edhe  zgjedhjet e ardhme do jenë në regji të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe dy degëve të saj partiake shqiptare, BDI-së dhe PDSH-së, dhe, së fundmi. Nëse zgjedhjet e ardhme parlamentare do jenë në funksion të rehabilitimit të politikanëve hajdutë e kriminelë, që e barazuan shtetin me partinë dhe interesat e popullit me ato të liderëve të partive në pushtet, pra nëse edhe zgjedhjet e ardhme do shërbejnë vetëm si lavatriçe për t’i shpërlarë mëkatet e banditëve dhe kriminelëve të regjimit VMRO-BDI, atëherë Këshilli Opozitar do u bëjë thirrje shqiptarëve që ata të mos marrin pjesë në zgjedhje që nuk ofrojnë zgjidhje, por që do t’ia shtojnë jetën një Maqedonie, në të cilën një herë në vit ata përjetojnë nga ndonjë “Sopot”, “Brodec”, “Monstër”, likuidim, si ai i Harun Aliut me shokët, raste si ai i Natës së Tradhtisë së Madhe në Kumanovë ose që përballen me deshqiptarizimin e Maqedoninë nëpërmjet projekteve që i financojnë edhe taksapaguesit shqiptarë, siç është projekti  “Shkupi 2014””, thuhet në kumtesën e Këshillit opozitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button