Çka pas Përzhinos? Liderishipi aktual nuk ka kapacitet për të tejkaluar kriza, pësojnë qytetarët

Marrëveshja e Përzhinos ishte rezultat i krizës politike në Maqedoni e shkaktuar nga publikimi i aferave korruptive dhe kriminale me anë të a.q. “bombat” e opozitës. Përskaj optimizmit pas nënshkrimit të marrëveshjes, kjo e fundit nuk kulmoi ashtu si duhet. Afatet e dalura nga marrëveshja nuk u respektuan dhe nga pika në pikë detyrimet prolongoheshin, kështu me radhë deri kur po afrohen zgjedhjet.

Zgjedhjet, sipas marrëveshjes, duhej të mbaheshin më 24 prill, në momentin kur pikat paraprake të marrëveshjes do të plotësoheshin.

Sot, kur asnjë pikë nuk është respektuar dhe kur ka pak kohë që deri në prill të zgjidhjen pikët më me rëndësi, siç janë: mediat dhe kushtet për zgjedhje- pastrimi i listës zgjedhore, liderët kanë hasur në mospajtimin e radhës- datën e saktë të zgjedhjeve. Kështu duke e thelluar edhe më tutje krizën politike në vend.

Analistët për Portalb thellimin e krizës e cilësojnë si paaftësi të klasës politike për të dialoguar.

“E gjithë kjo që po ndodhë vetëm sa e shton mosbesimin e qytetarëve ndaj klasës politike dhe ndaj sistemit në përgjithësi. Ajo që ndodh me Marrëveshjen e Përzhinës është edhe një dëshmi për joseriozitetin e liderëve politik dhe në të njëjtën kohë e nxjerr në pah paaftësinë dhe dobësitë e administratës e cila vuan nga mungesa e neutralitetit politik. Administrata nuk është në gjendje t’u përgjigjet detyrave, gjë që pritet nga ajo. E tërë kjo bën që Maqedonia të zbeh edhe më tepër gjasat për integrim në strukturat euro atlantike, por edhe i dekurajon të gjithë ata që përpiqen t’i ndihmojnë Maqedonisë në këtë rrugë”, kështu është shprehur për Portalb Ibrahim Mehmeti, njohës i çështjeve politike.

Profesori Denko Maleski mendon se marrëveshja nuk ka dështuar. Ai në vazhdim pret një shtypje më të madhe të faktorit ndërkombëtar.

“Nëse më shumë ishim koncentruar në thelbin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe jo në atë se kur do të mbahen zgjedhjet punët do të ecnin më mirë. Është evidente se ky lidership nuk ka kapacitete për ta kaluar këtë krizë. Mirëpo me një shtypje më të madhe të faktorit ndërkombëtar mendoj se puna do të ec më mirë. Nuk besoj se marrëveshja do të dështojë, do të ndërrojnë vetëm datat. Pres që vetëdija për shoqëri demokratike të theksohet më tepër, qëllimi është para nesh, instrumentet i kemi duhet vetëm t’i përdorim”, theksoi për Portalb Maleski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button