Të gjithë prej fshatit në qytet, kështu që edhe Shkupi fitoi etno – fshat

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “Në mes të Shkupit luajnë daullet”, Utrinski Vesnik
Paratë e harxhuara për fshatin në Shkup janë para nga të gjithë ne qytetarët. Vallë duhej  edhe fshat të bëhet edhe pas aq investimeve në çdo gjë tjetër në Shkup.

Toni Naunoski, kolumnë – “ Gjenerali Angelov për president konsensual”, Dnevnik
Angelov, për shumicën e Maqedonasve paraqet paradigmë për Maqedoninë, meta- transmetim për përvetësimin e dëshpërimit kolektiv, pasqyrë e shpresave politiko- kombëtare për daljen e shtetit tonë nga ferri që po ndodh prej vitit 2001 e deri tani.

Ilija Dimoski, kolumnë- “ Ku duhet të jetë kufiri?”, Dnevnik
Me rëndësi është të shihet lista e gjatë e gazetarëve të cilët sot kryejnë detyra të larta partiake në LSDM, ose funksione publike në institucione të udhe hequra nga LSDM dhe opozita.

Erol Rizaov, kolumnë- “ Ka diçka të qelbur…”, Utrinski Vesnik
Ka ardhur koha kur Qeveria duhet ta vendosë përgjegjësinë  dhe obligimin e saj për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, si dhe ti zbatojë  obligimet ligjore dhe rregullat ndërkombëtare dhe kriteriume për mbrojtjen e tyre.

Mariela Trajkovska, koment –“ KZSH po qan për remont”, Dnevnik
Është e hapur dilema se a duhet edhe më tej ZKSH të funksionojë sipas çelësit partiak, ose qëndrimi i tyre të jetë nga  kuadrot e partisë e në krye me përfaqësues të partisë më të madhe opozitare?

Hristo Jovanovski, kolumnë- “Shfaqja duhet të vazhdojë”, Dnevnik
Samaras nuk ka gatishmëri të ulet me një tavolinë me Gruevskin, dhe preferon përcjellje të mesazheve mes telave rreptësishtë të kontrolluara për komunikim. E vijat e kuqe veç më u bënë kafazi i tij i absurdit.

Miroslav Grçev, kolumnë- “ Pas kuptimit, mbi trupin e të drejtës”, Sloboden Peçat
Do të presim me dinjitet, që drejtësia e ngadalshme por e arritshme të vijë  zhagas deri te vilajeti ynë i errët, nëse rrugës nuk pengohet nga trupi i drejtësisë tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button