Sampdoria përgatit ofertë për Mavrajn

Pas një dëmtimi të pësuar në gju, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj iu desh të qëndronte rreth 7 muaj jashtë fushës së blertë. Aktualisht Mavraj është në kontratë me klubin gjerman të Koln, mirëpo për kosovarin kanë shfaqur interes edhe disa klube tjera.

Ekipi i interesuar së fundmi për të marrë shërbimet e Mavrajt është Sampdoria. Skuadra e Seria A kërkon një qendërmbrojtës dhe Mavraj shihet si një opsion. Duke parë edhe shkëputjen për një periudhë relativisht të gjatë nga ekipi i tij Kolnit, hapësirat e Mavrajt në këtë klub janë minimizuar. Kjo është një arsye më shumë përse Mërgimi mund të zgjedhë Sampdorian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button