Gjërat për të cilat duhet të pajtoheni, para se të martoheni!

Një çift i fejuar duhet patjetër që të diskutojë disa gjëra, para se të vendosin të martohen. Dhe kjo, nuk përfshinë vetëm çështjet që kanë të bëjnë vetëm me “paratë dhe fëmijët”.

Ekspertët e kësaj fushe, kanë përpiluar një listë të gjatë të gjërave, për të cilat sipas tyre duhet të arrihet pajtimi, para se të vendoset për t’u kurorëzuar.

Pjesë të mjekrës së tij, në lavaman pas rroje? Vendosja e pjatave të palara në vend jo të duhur?, e shumë gjëra të tjera, zakonisht përbëjnë problem më shumë se që mendohet.

Atëherë, zonja dhe zotërinj, nëse keni vendosur për tu martuar, ja ku e keni listën e gjerave për të cilat duhet pajtuar, para se t’i thoni po, martesës me njëri-tjetrin.

1. A duhet të vendosen letrat e tualetit mbi apo nën rrollën e tualetit.
2. Mace, qenë, të dyja ose asnjë kafshë shtëpiake?
3. A mund të hani mëngjes për darkë?
4. Picë e ftohtë, po apo jo?
5. A duhet hapur dhuratat kur të arrijnë apo duhet pritur ditëlindjen aktuale apo festën?
6. A duhet lënë enët e palara në mbrëmje, apo duhen pastruar para se të bini në gjumë?
7. Pasta e dhëmbëve: Me apo pa kapak?
8. Do të përdorni peshqir të njëjtë apo të ndryshëm?
9. Udhëtim rrugor ose ajror?
10. Çfarë brendi të letrave të tualetit?
11. Pepsi apo koka-kolë?
12. Definicioni juaj i kampingut?
13. Sa herë mund të shtyni kohën e alarmit?
14. Thirrja e doktorit apo marrja e hapave në shtëpi?
15. Lokacioni i parë për vendosjen e TV-së?
16. A duhet vendosur TV në dhomën e gjumit?
17. A duhet gjuajtur rrobat e palara, apo duhen vendosur ne makine ose shportë?

 

Lajme të ngjashme

Back to top button