Policia kërkon kujdes nga ata që shkojnë në Brezovicë

Pas reshjeve të fundit të borës, është shtuar fluksi i vizitorëve në Brezovicë dhe sot për në qendër të skijimit janë drejtuar një numër i madh i automjeteve si dhe autobusëve me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës në ekskursione njëditore.

Autobusët që i bartnin këta nxënës kanë qenë pa pajisje adekuate dimërore dhe nuk kanë mundur që ti transportojnë nxënësit deri te qendra e skijimit, prandaj nxënësit me profesorët e tyre kanë qenë të detyruar që pjesën e rrugës prej rreth 10 km ta vazhdojnë në këmbë, për çka disa prej tyre nuk kanë pasur kondicion dhe kanë ngecur prapa grupeve dhe policia gjatë patrullimit në rrugën Brezovicë-Qendra e skijimit, kur ka hasur në këta nxënës, i ka transportuar deri te terenet e skijimit, ku numri i tyre ka qenë rreth 60 nxënës.

Policia apelon tek drejtorët e shkollave dhe organizatorët e këtyre ekskursioneve që të sigurohen se firmat transportuese ti kenë autobusët e përgatitur me të gjitha pajisjet dimërore për kushtet e tanishme atmosferike, me qëllim që fëmijët mos të jenë të detyruar që të ecin këmbë dhe njëherit të jenë nën mbikëqyrjen e pandërprerë të përcjellësve të tyre e jo të ndahen nga grupi i shkollës, pasi që në këtë teren ka reshje të mëdha të borës dhe në çdo moment mund të rrezikohet siguria e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button