LR-PDSH: Dështimi i marrëveshjes, rezultat i liderëve të skaduar politik

Nga Lëvizja për Reforma PDSH deklarojnë që ata kanë paralajmëruar që Marrëveshja e Përzhinos nuk respektohet ashtu siç ishte paraparë dhe shkeljet e një pas njëshme të afateve kohore do të pamundësojnë implementimin efektiv të saj.

“Dështimi i bisedimeve të djeshme me ndërmjetësimin e eurokomisarit Han, është edhe një dëshmi që në Maqedoni liderët me afat të skaduar politik, po përjetojnë ditët e fundit të jetës politike. Ata nuk janë të interesuar për të ardhmen e vendit dhe për të punuar në të mirë të qytetarëve, prandaj legjitimitetin e marrë nga zgjedhësit e përdorin për interesa private dhe jopolitike. Ata të cilët kanë ngritur kurthe për të vështirësuar apo ngadalësuar këtë proces, nuk duhet të ju jepet e drejtë e negocimit të mëtejshëm sepse tek ata nuk ekziston vullneti për gjetjen e kompromisit. Lëvizja për reforma PDSH konsideron se fatet e dy milion banorëve që jetojnë në këtë vend janë më të rëndësishëm se fati i katër liderëve politik që ngulfasin atë, prandaj, apelojmë faktorin politik ndërkombëtar në këto momente të vështira për vendin, të merr në duar të veta situatën”, thonë nga LR-PDSH.

Lexo: Han në Twiter: Pavarsisht vendimit të partive, do të sigurojmë zgjedhje të lira

Lexo: Dështojnë bisedimet në Përzhino, ja deklaratat e liderëve (VIDEO)

Lexo: Nikolla Gruevski dha dorëheqje

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lexo: Zyrtare: Ja kush do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë!

Lexo: Zaev: Dorëheqja e Gruevskit, fillim i fundit!

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button