Analizë e IFIMES: Udhëtimet e Ahmetit, skenare për mbulim të korrupsionit të BDI

Kur në vitin 2006 Nikolla Gruevski i fitoi zgjedhjet parlamentare, perceptimi ishte se ai kishte arritur të reformojë VMRO-DPMNE. Por sot, mandati i tij qeverisës karakterizohet nga izolimi, nepotizmi, varfërimi e papunësia, jo-transparenca, ekzistenca vetëm formale e shumë partive, korrupsioni dhe roli i “veçantë” që bën administrata e sigurisë dhe shërbimit të fshehtë, e të cilën e udhëheq njeriu i afërt i Gruevskit, Sasho Mijallkov”.

Këtë e shkruan Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) me seli në Lubljanë. Analiza e plotë gjendet këtu: Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanit (IFIMES )

Më tej në analizën e realizuar nga ky institut thuhet se udhëtimet e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit nuk mund të sjellin zgjidhjen e kontestit të emrit në mes të Greqisë dhe Maqedonisë. Por se, vizitat e tilla e kanë forcuar pozitën e Gruevskit kurse kanë shtuar mosbesimin në mes maqedonasve e shqiptarëve. Udhëtimet e Ahmeti kanë pasur për qëllim që ti impresionojnë votuesit e tij, të cilët kërkojnë nga ai t’i përmbush premtimet e parealizuara edhe përskaj asaj që BDI-ja është në qeveri nga 2002, 2006, 2008 e deri më sot. Ndërkohë, Ahmeti nuk ka arritur të ndal emigracionin e shqiptarëve, nuk ka tërhequr as investime, kurse partia e tij është zhytur në korrupsion, analizon IFIMES.

IFIMES më tej shkruan se angazhimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti mund të jetë i natyrës private. Ahmeti përballet me akuza të rënda për korrupsionin që ndodh në Maqedoni e që mund ti prekë edhe bashkëpunëtorët e tij. “Krerët e BDI-së në Shkup dhe Kumanovë besohet se janë të përfshirë thellë në krim të organizuar, dhe bashkëpunojnë me islamistët radikal lokal”. Prandaj, Ahmeti dëshiron një mbështetje nga jashtë që të mund të bëhet presidenti i parë shqiptar i Maqedonisë, në zgjedhjet e ardhshme me mbështetjen e kryeministrit, Nikolla Gruevski. Me këtë, Ahmeti do t’i hapte rrugë PDSH-së së Menduh Thaçit, për tu bërë pjesë e qeverisë. 

Ky skenar do t’i ofronte Ahmetit, së bashku me Musa Xhaferin dhe Fatmir Besimin të fitojnë imunitet nga hetimet eventuale për korrupsion, të cilat mund të fillojnë nëse Maqedonia i nis negociatat me BE-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button