“Qëndrime të ndryshme për pastrimin e listës zgjedhore”

Analistët, në edicionin e emisionit “Klik Plus” të TV21, deklaruan se besimi në listën zgjedhore është parakushti më i rëndësishëm për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Darko Aleksov, nga Shoqata Qytetare “MOST”, theksoi se nëse zgjedhjet mbahen më 24 prill, atëherë nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për pastrimin e listës zgjedhore. Aleksov tha se votimi i diasporës nuk kushton nga një milion e njëqind mijë ose një milion e dyqind mijë euro.

„Njerëzit shkojnë atje dhe me siguri përsëri do të shkojnë atje. Çfarë do të bëjmë nëse nuk zgjidhet asnjë deputet? Pse i shpenzojmë ato të holla? Po pyes, pse i shpenzojmë këto të holla? Republika Kepi i Gjelbër ka gjashtëqind mijë votues brenda, ndërsa një milion e dyqind mijë jashtë. Dhe duhet të ketë. Kanë shumë deputetë nga diaspora dhe dinë se sa njerëz kanë jashtë, ndërsa ne nuk e dimë këtë”, shprehet Aleksov.

Akoma e presim reagimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga viti 2013, për çështjen e regjistrimit të 13 mijë e 850 votuesve në listën zgjedhore, thotë Aleksov.

Andrea Stojkovski, nga Qendra Maqedonase për Arsim Evropian, tha se Përzhina duhet bërë ndryshime sistematike, ndërsa zgjedhjet duhet të jenë pjesa e fundit e zbatimit të Marrëveshjes.

“Po, ndoshta nëse zbardhet çështja e këtyre 13.850 votuesve ose sado që të jenë, epilogu i zgjedhjeve nuk do të ndryshohet, por është i rëndësishëm besimi i njerëzve se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe të drejta dhe atyre u kanë dhënë shanse të barabarta gjatë procesit zgjedhor. Pa këtë, nuk do të ketë rezultate të pranueshme”, thotë Stojkovski.

Ish-anëtari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, konsideron se zgjedhjet nuk duhet të shtyhen. Thotë se kjo është vetëm blerje e kohës.

“Ata thonë tani. Pse nuk e kanë thënë deri më tani? Sepse iu bie rejtingu dhe nuk mund të dalin. Nëse dalin në korrik unë garantoj se do të kalojnë më keq. Çfarë? A do ta pastrojmë listën zgjedhore deri më 5 qershor? Edhe po që se ndryshojnë të gjitha këto ligje? Është e rëndësishme që kriza  të përfundojë”, tha Deshtevski.

Analistët kishin mendime të ndryshme, për sa i përket besimit te lista zgjedhore dhe institucionet që duhet ta vëzhgojnë procesin zgjedhor dhe për kohën e nevojshme deri kur mund të bëhet pastrimi i listës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button