Kosova preket nga i ftohti siberian

Masat e ftohta me origjinë siberiani do t’i japin fund temperaturave të mira në Kosovës, duke bërë që në vijim të kemi mot kryesisht të ftohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, masat ciklonike do të ndikojnë në prishjen e ekuilibri termik, i cili ishte plot tetë ditët të kaluara.

“Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe atyre radarike, reshjet e borës do të vazhdojnë gjatë vikendit dhe në disa vende edhe në pjesën e parë të ditës së hënë. Karakteristikë e kësaj gjendje meteorologjike është edhe rënia e theksuar e temperaturave minimale të cilat ishin parashikuar qysh më herët, por që besueshmëria për një çrregullim enorm të motit sipas parashikimeve të fundit gjithnjë është duke u rritur”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

IHMK thotë se nga dita e shtunë e tutje vlerat e minimaleve dhe maksimalet do të jenë gjithnjë negative në termometër.

Nga dita e hënë e deri të premten IHMK thotë se temperaturat minimale do të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja herë-herë me vrull me shpejtësi mbi 18m/s.

“Në bazë të paralajmërimeve meteorologjike se do të ketë borë dhe acar gjatë fundjavës dhe javës që vjen, Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit”, thuhet në komunikatë të kësaj komune.

Sipas komunës, në kushte atmosferike ekstreme vështirësohet pastrimi i rrugëve nga bora dhe akulli, andaj Komuna e Prishtinës kërkon nga ngasësit e makinave që t’i kenë të gjitha pajisjet dimërore siç janë të obliguar me ligj dhe mos të dalin të papërgatitur në rrugë, pasi po e bllokojnë rrugën dhe po shkaktojnë kaos në qytet.

Po ashtu , komuna apelon tek pronarët e dyqaneve që ta pastrojnë borën në trotuar, para dyqaneve të tyre, siç parashihet në rregullore, në mënyrë që së bashku të bëhet i mundur qarkullimi sa më i lehtë të njerëzve.

Ndryshe, kompanitë e pastrimit që në mëngjes janë parë në rrugët e kryeqytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button