Tekst me të gjitha nishanet

[Recension: Analistët: Nuk ka kushte për zgjedhje korrekte pa implementim të plotë të Përzhinos]

Tekst i përgatitur ashtu siç duhet, i rregulluar me të gjitha nishanet gazetareske – prej burimeve, deri te bashkëbiseduesit e theksuar qartë, pa intervenime dhe komente të panevojshme sugjestive. Material i cili publikut ia qartëson një situatë të ndërlikuar politike.

Linku deri te artikulli origjinal1111111: Analistët: Nuk ka kushte për zgjedhje korrekte pa implementim të plotë të Përzhinos

Data dhe koha e publikimit: 12.01.2016   18:05

Data e recensionit: 14.01.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

SHEMBULL I MIRË

Kemi një çështje të ndërlikuar të cilës gazetari i është qasur në mënyrë profesionale, me qëllim që publikut t’i ofrojë pasqyrë më të mirë për këtë çështje nëpërmjet pikëpamjeve dhe analizave të disa bashkëbiseduesve, secili prej tyre njohës i shkëlqyeshëm i aspekteve të caktuara të problemit që analizohet. Bëhet fjalë për një profesor universitar, një këshilltar për siguri nacionale  dhe për çështje të jashtme të dy kryetarëve të RM-së, një eksperte nga fusha e eurointegrimeve e cila shumë vite ishte edhe pjesë e sekretariatit qeveritar për çështje evropiane dhe një gazetar-analist me karrierë të pasur, njeri me kontakte të mira te përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Qëndrimet e tyre janë përmbledhur në këtë artikull, i cili tenton ta sqarojë situatën rreth zgjedhjeve të parakohshme, a janë plotësuar kushtet për mbajtjen e tyre në prill, çka nënkupton takimi i papritur ndërmjet nënkryetarit amerikan dhe kryeministrit maqedonas në Uashington, çka mund të pritet nga vizita e eurokomesarit për zgjerim në Shkup…

Edhe pse gjithmonë ka të tillë që do të thonë se bashkëbiseduesit janë “të afërt” me opozitën, mirëpo kemi një kundërargument – autorja e tekstit ka tentuar të kontaktojë edhe me dy analistë që konsiderohen si të afërt me kampin e djathtë, mirëpo të cilët nuk kanë dhënë përgjigje kthyese. Domethënë, në asnjë moment nuk mund të kontestohet qëllimi për të qenë objektiv dhe për mbajtje të distancës profesionale nga, kushtimisht thënë, të dyja palët. Përpjekja për t’i kontaktuar edhe dy bashkëbisedues të tjerë përveç tre ekspertëve ekzistues flet për angazhim të mirë të gazetares.

Paralelisht me deklaratat e njohësve vendorë të rrethanave ofrohen edhe pozitat e treshes së eurodeputetëve, e cila ishe në Shkup pikërisht për ta lehtësuar gjetjen e zgjidhjes për situatën dhe për restartimin e të ashtuquajturit të procesit të Përzhinos. Me këtë në mënyrë plotësuese pasurohet përmbajtja e artikullit që nënkupton kualitet më të madh për publikun të cilit i është dedikuar ai. Në mënyrë korrekte janë transmetuar ndërmjetësuesit e huaj dhe nga këndvështrimi gazetaresk janë “nxjerrë” porositë kryesore, pa i anashkaluar elementet kyçe të paraqitjeve të tyre.

Materiali është i lirë nga komentet, kualifikimet dhe përfundimet e panevojshme dhe nga imponimi i qëndrimeve personale për lexuesit. Thjesht, janë marrë deklarata nga disa njerëz, janë gërshetuar mirë dhe i janë prezantuar publikut. Shembull i mirë për tekst kualitativ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button