Shkaktohen viktima nga një ilaç i ri në Francë

Një njeri ka rënë në koma dhe gjashtë të tjerë janë në gjendje kritike shëndetësore, pas testimit klinik të një ilaçi të ri në Francë, ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë së këtij shteti.

Marisol Touraine deklaroi se ka ndodhur një “aksident shumë i rëndë” gjatë testimit të një laboratori privat në Rennes.

Ajo ka shtuar se sot do të bëjë vizitë emergjente në këtë qytet, i cili ndodhet në veri-perëndim të Francës.

Testimi është pezulluar dhe kompania është duke i hulumtuar vullnetarët, meqë është ende e paqartë se sa njerëz ishin përfshirë.

Në një deklaratë për media, ministrja ka thënë se pjesëmarrësit kishin marrë “një ilaç përmes gëlltitjes, i zhvilluar nga një laborator evropian”, i cili e kishte licencën e operimit.

Sipas të dhënave ende të pa konfirmuara, bëhet e ditur se ky ilaç ishte një qetësues me bazë kanabisi, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button