​ Terroristi më i kërkuar në Evropë thërret avokatin?

Terroristi më i kërkuar në Evropë Salah Abdeslam, i dyshuar se ka organizuar sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015 ka kontaktuar avokatin, transmeton BBC

Abdeslam është në arrati që nga 13 nëntori dhe siç transmetojnë mediat belge ai ka vënë kontakt me avokatin Sven Mary. Agjencia thirret në burime anonime.

Mary ka refuzuar të komentojë këto ndërsa prokurori shtetëror ka thënë se këto janë veç zëra.

Kjo informatë vjen pas publikimeve të pamjeve të para të terroristit më 14 nëntor në orët e mëngjesit në një pompë benzine në veri të Francës. Një ditë pas sulmeve terroriste.

Avokati i Abdeslamit ka thënë për mediat belge nuk ka dashur të pohojë e as mohojë nëse ekzistojnë këto kontakte.

“Nuk mund dhe nuk dua të flas për këtë”, ka thënë ai për një televizion belg.

Avokati Mary ka thënë se është i gatshëm të mbrojë të arratisurin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button