Si të përforconi lidhjen mes jush dhe partnerit?

Një lidhje e fortë është e pathyeshme. Ja se si mund të përforconi lidhjen mes jush dhe partnerit tuaj

Qëndroni të përfshirë në jetën e njëri tjetrit

Shpesh një lidhje mund të shndërrohet në një bashkëjetesë të qetë dhe të mos ketë komunikim fare mes dy partnerëve. Përderisa kjo mund t’ ju duket paqësore në sipërfaqe mungesa e komunikimit rritë distancën mes partnerëve. Kur juve do t’ju duhet të flisni për diçka të rëndësishme do të kuptoni që mirëkuptimi mes jush nuk ekziston më

Të zgjidhni konfliktet

Disa çifte janë plotësisht të qetë kur flasin rreth një konflikti ndërsa të tjerë rrisin zërin dhe nuk pajtohen në asnjë mënyrë. Më e mira është as të mos e injorosh konfliktin duke mos thënë gjërat që ju pengojnë dhe duke qenë plotësisht e qetë, as të mos bërtisni, poshtëroni dhe ofendoni vetëm që në fund ju të fitoni betejën.

Mbani shoqërinë e jashtme

Të keni shoqëri jashtë lidhjes do t’ju bëj që të mos kërkoni që partneri juaj t’ ju plotësojë të gjitha nevojat. Asnjë person nuk mund të përmbushë të gjitha nevojat dhe pritjet tona, të prisni gjithçka vetëm nga partneri mund t’i shkaktojë shumë presion dhe pakënaqësi lidhjes suaj.

Komunikimi

Komunikimi nuk duhet të vdesë asnjëherë. Nëse ju dëshironi t’i shprehni pakënaqësitë tuaja partnerit, thuaja ato dhe mos u sillni e ftohtë e injorante. Kur dy njerëz janë në gjendje t’i bisedojnë të gjitha frikët, brengat, pakënaqësitë dhe dëshirat, lidhja mes tyre është shumë e fortë.

Mbani intimitetin fizik gjallë

Intimiteti fizik është lidhja më e bukur në dashuri. Prandaj mundohuni që jeta juaj seksuale të ketë risi dhe të mos bëhet e mërzitshme për asnjërin nga ju.

Kaloni kohë kualitative së bashku

Mos i harroni takimet e para , darkat në restorante, kinema, shëtitjet në park, pushimet jashtë vendit. Mundohuni të gjeni kohë t’i ktheni këto kujtime duke i rijetuar të paktën një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button