Dragash: Shkojnë t’ia shkyçin rrymën, sulmohen punëtorët e KEDS-it

Policia e Prizrenit ka njoftuar se dje rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Bresanë, të Dragashit dy punëtorë të “KEDS” gjatë kryerjes së detyrës janë sulmuar nga dy të dyshuar për shkak se janë  çkyçur nga rrjeti elektrik.

“Viktimat e këtij rasti kanë marrë ndihmë mjekësore në  Shtëpinë e Shëndetit në Dragash dhe më pas janë kthyer në shtëpi” bën të ditur policia.

Poashtu raportohet se të dyshuarit e këtij rasti janë arrestuar, ndërkaq pas intervistave, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndalur në mbajtje nën masën e arrestit policor, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button