Qendrat e braktisura sportive në Tetovë rrisin depresionin e qytetit (FOTO)

Dy qendrat sportive në Tetovë, njëra pas stadiumit të qytetit dhe tjetra afër stacionit të autobusëve janë në gjendje të keqe dhe shumë larg qendrave të denja sportive.

E para, që deri më tani është shfrytëzuar për stërvitje nga grupet e reja të ekipeve futbollistike të Tetovës, në vend të barit ka baltë e gurë.
Nuk ka asgjë që e lidhë me një qendër sporti, pos dy shtyllave të hekurta që kanë ngelur aty me vite.

Qendra sportive prapa stadiumit të qytetit në Tetovë
Qendra sportive prapa stadiumit të qytetit në Tetovë
Qendra sportive prapa stadiumit të qytetit në Tetovë
Qendra sportive prapa stadiumit të qytetit në Tetovë

Ndërsa qendra sportive e qytetit të Tetovës (para stacionit të autobusëve), që dikur ishte vendi ku argëtoheshin fëmijët e qytetarët  e apasionuar pas sporteve, duket vend i lënë pas dore dhe pa investim.
Përveç stadiumit me barë sintetik i cili shfrytëzohet nga klubet futbollistike dhe nga qytetarët që duhet të paguajnë për shfrytëzimin e sajë, lodra të fëmijëve nuk ka, ashtu siç kishte dikur.
Aty kanë ngelur vetëm kornizat e hekurave të thyer. Stadiumet e futbollit e të basketbollit nuk janë ato që duhet të ishin.

Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë

 

Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë

Banorët e Tetovës janë të mendimit se qendra sportive e ka humbur funksionalitetin që kishte dikur ndërsa të fut në depresion vetëm nëse e shikon atë.

“Qendra sportive në Tetovë dikur ishte vendi më atraktiv për fëmijët ndërsa lojërat që ishin dikur sot nuk janë më. Në vend që  të ketë ende më shumë aktivitete këtu po ndodh e kundërta”, tha i moshuari Ramadan Etemi.

Ndërsa Amir Selmani për Portalb tha: “Personalisht ka vite që nuk shkoj në qendrën sportive. Nuk shoh se ka ndonjë aktivitet që ja vlen të shkohet, terrenet sportive janë në gjendje shumë të keqe, thjesht nuk mund të bëhet sport”.

“Kjo qendër ka pushuar moti me funksionimin e sajë. Gjithçka që ka pasur dikur, me fusha sporti, me luhaja e me objekte të tjera për fëmijët dhe të rinjtë ka dal prej përdorimi tash e sa vite, prandaj funksionimi i kësaj qendre mund të nis vetëm pas riparimit të plotë të të gjthë hapësirës dhe objekteve në fjalë”, tha Hasan Murtezani.

Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë

Portalb u interesua në Komunën e Tetovës duke kërkuar llogari pse ende nuk ndërmerret asgjë në këtë qendër ndërsa një nga elementet kyçe të fushatës parazgjedhore të kryetares së komunës Teuta Arifi ishte gjelbërimi dhe ri-vitalizimi i këtyre zonave.

“Komuna e Tetovës ka liruar nga koncesioni i kompanisë private, dy objektet sportive që gjendeshin në menaxhim të ndërmarrjes e cila dispononte me menaxhimin e objekteve sportive, që më pastaj të hapet rrugë për dhënien në partneritet publiko-privat për menaxhimin e këtyre objekteve sportive. Gjithashtu në vizionin e Komunës së Tetovës është edhe revitalizimi i plotë i kësaj hapësire publike”. tha shkurt Armend Fazliu nga sektori për komunikim me mediat.

Ndonëse gjatë kohës kur kushtet klimatike janë adekuate për tu marrë me aktivitete sportive, këto qendra frekuentohen nga fëmijë e sportdashës, por ajo që gjejnë ata, nuk është ajo që duan.

Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë
Qendra sportive në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button