Financimi i fushatës, partitë jo-transparente në shpenzimin e parave

Në dhjetor Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, 170 herë janë reklamuar projekte që janë të lidhura drejtpërdrejt me shpenzimet buxhetore. Në asnjë rast, publiku nuk ishte njoftuar nëse për këto projekte që zbatohen apo do të zbatohen, janë siguruar para nga buxheti i shtetit, kështu thuhet në analizën e organizatave joqeveritare Transparency International dhe Qendra për Analiza Ekonomike, njofton Alsat M.

Në analizën e Transparency International dhe Qendrës për Analiza Ekonomike mbi atë se si partitë politike i shpenzojnë paratë para zgjedhjeve, është konstatuar se partitë i kanë përdorur festat e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve për tu vetë promovuar. Kjo sipas Ligjit, nga mesi i dhjetorit nuk guxon të bëhet.

Analiza bëhet nën supozimin se zgjedhjet do të mbahen më 24 prill. Mblidhen të gjitha publikimet në mediat elektronike, bilbordet, marrja me qira e zyrave dhe materialeve propaganduese që i kanë partitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button