Vazhdim i seancës së 85-­të të Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 85­të në rend të ditës të së cilës janë shumë ligje, mes të cilave edhe propozim ligji për plotësim të Ligjit për mbrojtje, sipas procedurës së shkurtuar.

Deputetët duhet të diskutojnë për propozim­ligjet për konfirmim të çmimeve të shërbimeve të ujit, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokat bujqësore, ndryshimet e Ligjit për pyjet, të ligjit për ilaçe dhe mjete mjekësore, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar.

Në rend të ditës janë edhe pesëdhjetë vendime ligjore nga fusha ekonomike në lexim të parë dhe disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve, gjtihashtu në lexim të parë, si dhe disa kërkesa për intepretime autentike të ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button