Mustafa: Koalicioni LDK-PDK ishte i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, duke folur për vitin e parë të qeverisjes së tij, vit ky që është karakterizuar me shumë protesta tha se nuk e kishte menduar më parë se kur ai të bëhej kryeministër, do të kundërshtohej kaq shumë me demonstrata.
Sipas tij, nëse kjo situatë vazhdon, Kosova do të dëmtohet.

“Kemi punuar mjaft shumë rreth dialogut dhe kemi ardhur në një situatë ku u desh ta kurorëzojmë atë situatë me marrëveshje. Për fat të keq jemi ballafaquar qysh në fillim me protesta lidhur me rastin Jabllanoviq, edhe përkundër kësaj ne kemi filluar të punojmë me agjendën tonë. Nuk kam besuar që posti im të fillojë me protesta, sepse unë gjithmonë kam besuar në një tolerancë politike me të cilin ne e kemi demonstruar në këto 15 vite. Nëse vazhdon kështu mund të na dëmtoj edhe më tutje”, tha kryeministri, në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.

Mustafa u shpreh se kishte në plan që të punonte shumë për ekonominë e vendit. Ai tha se koalicioni i partisë së tij, LDK-së, me Partinë Demokratike të Kosovës ishte i domosdoshëm dhe e kishte përkrahjen ndërkombëtare.

“Kemi punuar mjaft shumë kemi tentuar të sqarojmë se çfarë do të bëjmë në fushën e ekonomisë, e çfarë në fusha të tjera. Para se ta formonim qeverinë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk është dhënë një mundësi e kushtetuesja ka thënë se ajo parti që ka dalë e para të formojë qeverinë. Objektivisht nuk kemi mundur të shkojmë më tutje, e ka qenë edhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar që duhet të formohet një koalicion i qëndrueshëm”, deklaroi Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button