39-vjeçari rrezikon t’i lërë 6 fëmijë jetimë në mungesë të parave për shërim(Video)
39-vjeçari, Milaim Xhaferi, nga Hajvalia, rrezikon të mbetet i paralizuar apo edhe të vdesë po qe se nuk i ndërron dy stentat, të cilat i ka vendosur para dy vjetëve.
Xhaferi kur ishte në moshën 37-vjeçare kishte pësuar dy infarkte të njëpasnjëshme, ku mjekët i kishin vendosur dy stenta.
Mirëpo, tani 39-vjeçari në pamundësi që t’i vendosë përsëri stentat e të cilat nuk mund të realizohen në vendin tonë, por vetëm jashtë, kërkon ndihmë nga qytetarët që ta ndihmojnë shërimin e tij. Milaim Xhaferi është i martuar dhe ka gjashtë fëmijë e në mungesë të mjeteve materiale të gjashtë fëmijët e tij rrezikohen të mbesin pa babanë e tyre, po qe se ai nuk i ndërron këto dy stenta.
Ai në një prononcim për “Zërin” ka thënë se nuk dëshiron asgjë, pos që të shërohet dhe të mos i lërë fëmijët e tij jetimë.
Të gjithë ju që dëshironi ta ndihmoni Milaim Xhaferin, mund të kontaktoni direkt me të në, numrin e telefonit: 045 654 658.
Une nuk po mundem ta fitoj ne numerin e regjistruar,ju lutem te ma jepni numerin e Milaimit due edhe #hyres të Kosoves