Mustafa: Trepça duhet të zhvillohet, format duhen diskutuar

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thirrur një një takim konsultativ drejtues të institucioneve të Kosovës, menaxhmentin e Trepçës dhe përfaqësues të AKP-së për të diskutuar hapat e mëtejmë për të ardhmen e Trepçës.

Në këtë takim, të parin të këtij lloji, është thënë se do të merret parasysh ecuria e deritashme e kombinatit, çështjet sociale të minatorëve, ato ambientale dhe mbi të gjitha zhvillimi i kombinatit, për t’u hartuar një plan që do të çonte drejt zhvillimit të kombinatit, njofton Klan Kosova.

Mustafa ka deklaruar se Trepça nuk duhet të lihet në këtë gjendje dhe as të mbetet ndërmarrje nën administrimin e AKP-së, sikur deri tani, por duhet të merren hapa, qoftë përmes partneritetit publiko-privat, apo formave tjera, që ajo të zhvillohet.

Ndërkaq edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka deklaruar se për shkak të gjendjes politike në vend zhvillimi ekonomik ndonjëherë edhe është lënë anash.

Për këtë punë ai ka kërkuar, që pikërisht për Trepçën të merren hapa ashtu siç edhe është paraparë në fillim të vitit 2015, që ajo të mos mbetet në gjendjen e tanishme, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button