Italia duhet të dëmshpërblejë pacientët me 10 milionë euro, morën gjak të infektuar

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin italian për të kompensuar më shumë se 350 persona të infektuar nga viruse të ndryshme (HIV Aids, hepatiti B dhe C ) përmes transfuzioneve të gjakut gjatë cikleve të trajtimit apo operacioneve. Shuma e përgjithshme e kompensimit që shteti italian duhet të paguajë është 10 milionë euro.

Vendimi u mor nga Gjykata Evropiane në Strasburg dhe bëhet fjalë për 350 shtetasë italianë të lindur nga viti 1921 deri në vitin 1993 që jetojnë mes Italisë e Australisë, por në total numri i italianëve të infektuar nga transfuzioni i gjakut që presin kompensim janë gati 60 mijë. Në shumë raste, në dekadat e fundit, pacientët i kanë marrë paratë me vendim të gjyqësorit, edhe në rastet kur pacienti ka vdekur, i kanë marrë familjarët.

Nuk është hera e parë që Gjykata e Strasburgut dënon Italinë për skandalin e gjakut të infektuar. Në vitin 2013, gjyqtarët evropianë kishin vendosur që shteti do duhej të paguante për të gjithë 60 mijë persoant e infektuar një kompensim të veçantë. Ministri i Shëndetësisë Beatrice Lorenzin njoftoi për ndarjen e 100 milionë eurove për të kompensuar personat e infektuar. Para gjykimit të vitit 2013, pacientët merrnin një kompensim 2 mujor, m e një shumë 500-700 euro në muaj. Por pas vendimit të Gjykatës të të Drejtave të Njeriut, shifra mujore është rritur me 100 euro. Kjo do të ndihmonte për kostot e ilaçeve për të sëmurët, duke qenë se shpenzimet janë gjithnjë e më në rritje.

Në 30 vjet rreth 120 mijë njerëz janë sëmurur me HIV Aids dhe hepatit B dhe C dhe më shumë se 3600 kanë vdekur si pasojë e kontrolleve të munguara mbi produktet e gjakut. Gjaku “i sëmurë” në qarkullim nga vitet ’70 dhe ’90 ka shkaktuar shumë viktima, duke infektuar kryesisht hemofilikët dhe talasemikët që kanë nevojë për transfuzion të vazhdueshëm gjaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button