Fëmijët ‘fantom’ të Dibrës

Në komunat e Dibrës dhe Qendër  Zhupë  janë 13 fëmijë të cilët nuk janë regjistruar askund si banorë të këtyre komunave. Nga to, 11 janë të moshës madhore. 

Bëhet fjalë për fëmijë që sipas ligjit quhen fëmijë në rrezik, të cilët edhe pse kanë lindur në Maqedoni, përkatësisht në Dibër dhe në Qendrën e Zhupës, prindërit e tyre nuk i kanë paraqitur në institucionet përkatëse, kështu që ata nuk kanë edhe numër amë.

Bëhet fjalë për fëmijë të lindur në kushte shtëpiake, dhe jo në shtëpinë e shëndetit.
Këta janë fëmijë ku familjet e tyre nuk e kanë rregulluar sigurimin shëndetësor, të njëjtët janë edhe nga qyteti edhe nga fshati. 

,,Ky problem është prezent në këtë dekadë, deri më tani jemi munduar që ta zvogëlojmë numrin e fëmijëve të paregjistruar” thotë Ismail Mersimovski, punëtor social në Qendrën ndër komunale për punë sociale në Dibër. 

“Pasojat nga statusi i parregulluar i fëmijëve  janë të mëdha në sfera të ndryshme, por kur bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve si rezultat i angazhimit të Qendrës, ato rregullisht i pranojnë pa problem” theksoi Mersimovski.

Në shkollat  fillore të këtyre rajoneve, fëmijët në rrezik, nuk janë jashtë procesit mësimor falë Qendrës ndër -komunale për punë sociale në Dibër.

Lajme të ngjashme

Back to top button