Ja pse duhet të mësoni fëmijën të hajë më shumë vezë

Vezët janë mbrojtëse të fuqishme të shëndetit të fëmijës tuaj. Në një vezë ka proteina, yndyra, karbohidrate, vitaminë B-12, vitaminë E, acid folik, kalcium, zink dhe hekur.

Pas qumështit të nënës, vezët kanë proteinat më kualitative. Përpos që janë shumë të dobishme në ushqim të fëmijëve, vezët mund të përgatiten në mënyra të ndryshme.

Një ve përmban rreth 280 mg kolesterol. Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët do të duhej të konsumonin optimalisht tre vezë në javë. Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund t’i jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë. Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në meny të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button