A po dështojnë agjentët e rekrutuar nga Bashkim Smakaj?!

Protesta e fundit e opozitës, të shtunën e kaluar, shpërtheu në dhunë ndaj institucioneve dhe policisë. U përdorën qindra litra benzinë në formë të koktej molotovit për t’u sulmuar si Qeveria e Kosovës ashtu edhe policia.

E organi që është i thirrur për të parandaluar dhunën, dhe jo vetëm, Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) edhe kësaj here dështoi që të identifikojë dhe parandaloi dhunuesit.

Pra, thënë ndryshe, agjentët e AKI-së të ngarkuar me këtë detyrë nuk bënë asgjë. Këta agjentë që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës as më parë nuk kanë bërë hetim dhe parandalim të veprave të tilla të cenimit të shtetit, transmeton Indeksonline.

Këta janë agjentët e rekturuar nga ish drejtori i AKI-së, Bashkim Samakaj. Dihet që gjatë rekrutimit të tyre ka pasur shumë ankesa dhe dallavere, prandaj nepotizmi i Smakajt po ndikon edhe në rolin funksional të AKI-së.

Dështimi i tillë i njerëzve të Smakajt ka të bëjë edhe me mungesën e verifikimit brenda AKI-së. Kuvendi i Kosovës, përkatësisht komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së nuk ka bërë asgjë që të verifikohen njerëzit që qytetarët ua kanë besuar sigurinë e tyre.

Brishtësia brenda inteligjencës krijon pasiguri dhe e rrit tendencën për ndërhyrje nga jashtë, sidomos manovrimin e shërbimeve turbulluese brenda Kosovës, në këtë kohë kur situata e ka arrit pikën e vlimit.

Nëse nuk ka parandalim dhe zbulim nga agjentët e AKI-së, atëherë shtrohet pyetja se shërbime të huaja me agjentët e tyre mund të inflirtohen brenda një protestë të dhunshme dhe gjërat të dalin plotësisht nga kontrolli. Kush do të merr përgjegjësi atëherë?! /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button