Organizatat civile para Delegacionit të BE-së do t’i dërgojnë letër të përbashkët Hanit

Sot në mesditë, para Delegacionit të BE-së në Shkup, përfaqësues të më shumë se 70 OJQ, platforma dhe nisma do të mbajnë konferencë shtypi, njofton Portalb.

Shoqatat civile në konferencë shtypi do të prezantojnë përmbajtjen e letrës së përbashkët drejtuar komisarit Johanes Han dhe deri te faktorë tjetër ndërkombëtarë që ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

“Synimi i fjalimit është që, ne OJQ-të, platformat dhe nismat, të tregojmë qëndrimin tonë në raport me plotësimin e kushteve nga Marrëveshja e Përzhinos dhe prioritetet tjera për organizimin e zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike. Në emër të OJQ-ve, platformave dhe nismave, do të flasin Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Fani Karanfilova- Panovska nga Fondacioni “Shoqëria e hapur-Maqedoni” dhe Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropiane” thuhet në njoftimin e OJQ-ve.

Për të premten është paralajmëruar vizita e euro- komisarit Jan, në të cilën me liderët e partive politike pritet të bisedoj për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button