Vazhdon marrëzia e Charlie Hebdo: Aylani i rritur do t’i sulmonte femrat në Këln (Foto)

Revista satirike “Charlie Hebdo” përsëri ka nxitur reagime të ashpra publike për shkak të karikaturave të Aylan Kurdit “të rritur” që shihet se si sulmon femrat në Këln.

Revista franceze me këto karikatura po tenton që në çfarëdo mënyre të përziejë të gjithë refugjatët në sulmet ndaj femrave në Këln gjatë natës së Vitit të Ri, shkruan “The Independent”.

Në numrin më të ri “Charlie Hebdo” ka publikuar vizatime të djaloshit Aylan Kurdi, trupi I të cilit është gjetur I vdekur në brigjet e bregdetit turk, Pranë kësaj publikohet edhe karikatura që tregon Aylanin që si i rritur ndjek femrat.

Nën karikaturë qëndron mbishkrimi: “Çka do të bëhej Aylan i vogël kur të rritej? Do t’i prekte prapanicat në Gjermani”.

Karikatura shumë shpejt është shpërndarë në rrjete sociale duke shkaktuar pakënaqësi.

Nuk është hera e parë që “Charlie Hebdo” publikon karikatura të djalit sirian dhe ato edhe më herët kanë nxitur polemika në opinion.

Kjo revistë para disa ditësh ka shënuar një vjetorin e sulmt terrorist në redaksinë e tyre me ç’rast janë vrarë 12 persona.

http://twitter.com/NesrineMalik/status/687274636938186752/photo/1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button