”Obama tha mos votoni për Sheshelin amerikan”

Presidenti amerikan, Barack Obama, në adresimin e tij të fundit në Kongresin amerikan, tha se qytetarët amerikanë nuk duhet të votojnë për “Sheshelin amerikan”, ka thënë për televizionin serb B92, Zoran Kushovac.
“Fjalimi i Obamës ishte fjalim i një presidenti në ikje, që nuk mund të kandidohet më”, ka thënë ai.

Kështu e ka kuptuar mesazhin e Obamës Kushovac në analizën e tij.

“Trumpi është Shesheli amerikan. Gjithçka e ka të bazuar në urrejtje. Obama çoi një porosi të qartë, mos bini në kurth dhe mos votoni për ekstremistët që përfitojnë duke dëmtuar Amerikën”, vazhdoi ai.
Retorika e kandidatit për president të SHBA-ve, Donal Trump, ka qenë e ashpër lidhur me ardhjen e refugjatë në SHBA. Madje, ai ka propozuar që t’u ndalohet hyrja refugjatëve myslimanë dhe të dëbohen nga vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button