Violeta Duma edhe më tej do të jetë anëtare e KSHZ-së

Violeta Duma edhe më tej do të jetë anëtarë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi që sot Kuvendi me 48 vota “për” dhe 25 “kundër” ka votuar për shkarkimin e saj, që është e pamjaftueshme për sjelljen e vendimit.

VMRO-DPMNE vlerëson se sipas Kodit Zgjedhor ajo i plotëson kushtet për të dalë në pension dhe duhet të shkarkohet nga funksioni anëtare e KSHZ-së.

Nga ana tjetër nga LSDM thonë se ajo që duhet shkarkuar nga KSHZ është Silvana Boneva e cila nuk ka përvojë pune pesë vjeçare si juriste.

Për shkarkimin e Dumës, Kuvendit i janë nevojitur prezencë e 82 deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button