Debat i ashpër për Komisionin Anketues për letërnjoftimet e rrejshme

Formimin e një Komisioni Anketues për letërnjoftimet e rrejshme e kanë kundërshtuar ashpër deputetët e LSDM-së. Ata e kanë cilësuar këtë akt si tendencë për të krijuar kundër Komision i Komisionit Anketues për përgjimet, raporton Portalb.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së në kuvend kanë mbrojtur qëndrimin e tyre pro këtij Komisioni. Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, i cili është propozuar edhe si kryetar i Komisioni ka ftuar deputetët e LSDM-së që ta përkrahin këtë nismë dhe të ndihmojnë që të zbardhet e vërteta.

“Dikush nga partia juaj duhet të përgjigjet për këtë skandal, prandaj ju jeni kundër”, ka thënë Dimovski.

Ndërkaq, Stojko Paunovski ka thënë se afera e letërnjoftimeve tani është në MPB dhe në organet tjera të drejtësisë dhe se Komisioni është i panevojshëm. Sipas deputetit tjetër nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov ky Komision paralel i Komisionit anketues për përgjimet dëshmon ikjen e VMRO-DPMNE-së nga e vërteta.

“Nuk doni të flitni për frikën dhe qyqarllëkun e e Gruevskit, Jankullovskës, Mijallkovit e Protugjerit. Te ju gjithçka është propagandë, ju nuk mirëni me thelbin”, ka thënë Shilegov, raporton Portalb.

Nga ana tjetër Pavle Sazdov nga VMRO-DPMNE, ia ka kujtuar Shilegovit frikën e Zoran Zaev që të vijë dhe të ballafaqohet me Komisionin Anketues për përgjimet.

“Zoran Zaev ka frikë, sepse Komisioni për letërnjoftimet e rrejshme do ta vërtetojë krimin e tij. Prandaj, Shilegov asnjëherë nuk do ta thirr si dëshmitar Zaevin në Komisionin me të cilin udhëheq ai”, është shprehur Sazdov.

Për rëndësinë e Komisionit Anketues për letërnjoftimet e rrejshme ka folur edhe Rafiz Haliti nga BDI. Ai ka theksuar rëndësinë e zbardhjes së të vërtetës.

“Edhe pse Komisionet anketuese asnjëherë nuk kanë kryer punën deri në fund është e rëndësishme që të zbardhet e vërteta. Për rastet e Gostivarit u formua Komision Anketues por asgjë nuk zbardhi. Në të gjitha shtetet e botës këto raste i zbardhin institucionet kompetente. Deputetët nuk kanë fuqi ekzekutive, megjithatë LSDM duhet ta përkrahë këtë Komision”, tha Haliti.

Para dy dite Komisioni për zgjedhje dhe emërime pa praninë e anëtarëve të LSDM-së ka votuar Komisionin Anketues për letërnjoftime. Komisioni do të përbëhet nga 16 anëtarë, prej të cilëve 8 do t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, 4 LSDM-së, 2 BDI-së, 1 PDSH-së dhe njëri do të jetë i pavarur/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button