A është tërhequr Qeveria nga instalimi i kamerave nëpër automjetet e autoshkollave?

Demonstruesit e autoshkollave e kanë vazhduar protestën kundër ligjit me të cilin të gjithë instruktorët në automjetet e tyre patjetër duhet të kenë të instaluar kamerë me të cilën do t’i inçizojnë trajnimet e kandidatëve, njofton Portalb.

Jo-zyrtarisht, A1on, mëson se Qeveria ka ofruar që ta shtyjë ligjin për 1 vjet, me çka vetëm se do të qetësoheshte revolti i instruktorëve, ndërkaq prej 1 janarit të vitit 2017, përsëri do të duhet t’i instalojnë kamerat.

“Kjo nuk është zgjidhje e përhershme. Ne këtu erdhëm për atë se ne nuk pranuam që t’i inçizojmë trajnimet. Ne nuk jemi të pajtimit që të prolongohet ligji për 1 vit. Nesër përsëri do të jemi në protestë në të njëjtin vend”, thonë instruktorët, transmeton Portalb.

Sipas disa instruktorëve, trajnimi i kandidatëve është aftësi dhe sipas tyre, kjo është njëjtë sikur të inçizohet sportisti në gjatë trajnimeve.

Një pjesë e vogël e instruktorëve duan ta pranojnë vendimin për ndalimin e protestës, sepse, siç thonë ata, Qeveria ka punë më të mëdha për momentin me të cilat merret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button